(VIDEO) Opozita kritikon fjalimin e presidents, thotë se foli me gojën e VMRO-së
Fjalimi vjetor i presidentes Gordana Siljanovska Dafkova para deputetëve ka nxitur reagimin e deputetëve dhe partive politike.
Në reagimin e tij, pas fjalimit të presidentes, kreu i Lidhjes Social Demokrate, Venko Filipçe ka deklaruar se presidentja zgjodhi të rreshtohet pas qëndrimeve të shumicës parlamentare për bllokim të procesit europian e jo të shumicës së qytetarëve që duan integrim të vendit në BE.
VENKO FILIPÇE, KRYETAR I LSDM-SË
U konfrimua edhe njëherë se kjo Qeveri dhe sot edhe presidentja me mbështetjen e saj po e çojnë Maqedoninë në izolim. Se rruga europiane për ne është tashmë e përfunduar. Nuk do të ketë kurfar reforme dhe do të vijojë një krizë e madhe Më vjen keq që presidentja nuk u rreshtua krah shumicës së qytetarëve të cilët duan që shteti ta përfundojë procesin e integrimit.
E për dallim nga Filipçe, në një vijë me fjalët e presidentes u reshtuan deputet të shumicës, VMRO-DPMNE. Deputeti Antonio Milloshovski ka deklaruar se presidentja është krah qytetarëve dhe me qëndrimet e saja, mbron interesat e shtetit.
ANTONIO MILLOSHOVSKI, DEPUTET I VMRO-SË
Është me rëndësi të thuhet se qëndrimi i sajë principiel është i ngjashëm me mendimin e shumicës së qytetarëve në vendin tonë. Përcaktimi ynë është integrimi europian dhe në këtë aspekt nuk kemi asnjë hamendje për këtë, por në të njëjtën kohë me imponim të çështjeve bilaterale jashta kritereve të Kopenhagës, vihet në pikpyetje siguria e rrugës deri tek qëllimi.
Kundër presidentes doli edhe Rina Ajdari, e cila në rolin e koordinatores së grupit parlamentar të Frontit Europian, tha se Dafkova foli sikur të ishte deputete dhe jo si presidente, shtoi se qëndrimet e sajë jan të njejta me të VMRO-sē.
RINA AJDARI, DEPUTETE E FRONTIT EUROPIAN
Presidentja e shtetit foli sikur të ishte deputete nga mandati i kaluar dhe jo si një presidente e shtetit e cila duhet të përfaqësojë të gjithë qytetarët pa dallim. Presidentja fliste për disa forca të treta të cilat ndikojnë në prishjen e rendit dhe sigurisë së RMV-së dhe nuk e qartësoi se për cilat forca e kishte fjalën. Përmbajtja e fjalimit të kryetares së shtetit ishte në vijë me politikën e partisë e cila është në pushtet.
Si të dobët dhe jo përmbajtësorë fjalimin e presidentes e cilësuan edhe nga Levica. Amar Mecinoviq tha se presidentja foli për gjithçka, por jo për ajrin e ndotur për faj të së cilit sëmuren e vdesin numër i madhë i qytetarëve.
AMAR MECINOVIQ, DEPUTET I LEVICËS
Ngrihet alarme për ndryshime klimatike dhe rreziqe planetare, por mbizotëron heshtja për Shkupin, Tetovën, Kumanovën, Manastirin dhe qytetet tjera nëpër të cilët vdesin njerëzit tanë. Çfarë presidenti është ai president që e injoron shkatërrimin material dhe fizik të Maqedonisë dhe shkatërimin e lumejve, natyrës, maleve, po në fund edhe të njerëzve që e përbëjnë këtë shtet.
Ndonëse opozita kritioi, në mbështetje të presidentes dhe qëndrimeve të saja doli edhe partia tjetër e shumicës parlamentare, ZNAM. Ndërkaq, deputetët e VLEN-it nuk e komentuan fjalimin e presidentes.
Mevludin Imeri /SHENJA/

