Shtrenjtohet energjia elektrike në Maqedoninë e Veriut
Komisioni Rregullator Energjetik ka njoftuar se do të shtrenjtohet çmimi i energjisë elektrike për amvisëritë.
“Për bllokun e parë çmimi i energjisë do të shtrenjtohet për 2.45%, për bllokun e dytë 2.87%, për bllokun e tretë për 3.33%, për bllokun e katërt 3.48%. Për tarifën e lirë KRRE ka vendosur që të rritet për 2.50%”, deklaroi Marko Bislimovski, kryetar i KRRE-së, përcjell SHENJA.

