E konfirmuar! Aggeler nuk do të jetë më ambasadore e SHBA-së në RMV
Ambasada e SHBA-së në Shkup ka konfirmuar se ambasadorja Angela Ageler do të largohet nga detyra, si pjesë e vendimit të fundit të presidentit Donald Trump, i cili përfshiu ndryshimin e ambasadorëve në rreth 30 shtete.
“Jemi thellësisht mirënjohës ndaj ambasadores Aggeler për shërbimin e saj në Maqedoninë e Veriut gjatë tre viteve të fundit dhe jemi të përkushtuar për të siguruar një tranzicion të qetë dhe efektiv që do t’i japë prioritet misionit të SHBA-ve dhe marrëdhënieve tona diplomatike,” thuhet në deklaratën e Ambasadës për MIA.

