Nisi me punë sporteli i posaçëm për sistemin “Qytet i Sigurt”

Nisi me punë sporteli i posaçëm për sistemin “Qytet i Sigurt”

Ministria e Punëve të Brendshme ka hapur nga sot një sportel të posaçëm për sistemin “Qytet i Sigurt” në Departamentin e Çështjeve Civile në Shkup në objektin e MPB-së. Sporteli do të funksionojë çdo ditë pune nga ora 08:00 deri në 17:00 dhe i njëjti u mundëson qytetarëve të përditësojnë numrat e telefonit dhe adresat elektronike të regjistruara për automjetet e tyre.

Ky vendim vjen pas shqetësimeve për keqpërdorim të të dhënave personale, pasi njoftimet për shkelje në trafik janë dërguar edhe te persona të gabuar. Sistemi “Qytet i Sigurt” është në fazë testimi nga dhjetori në Shkup, ndërsa gjobat do të fillojnë të zbatohen nga 1 shkurt 2026. Projekti synon uljen e aksidenteve në trafik dhe do të shtrihet edhe në Tetovë dhe Kumanovë.

Ndërkaq nga MPB njoftojnë se përditësimi i të dhënave mund të bëhet edhe në stacionet e kontrollit teknik ku ka referentë të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

MARKETING