Mickoski: Kërkojmë garanci nga KE se nuk do të ketë probleme dypalëshe në integrimet tona evropiane
Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se është “e padrejtë” që dikush të presë që qeveria e tij të hyjë në një proces negociatash me BE-në në të cilin “nuk ka shenja për një rezultat të suksesshëm”.
Ai në “Sitel”, përpara se të nisej për në samitin e liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në Bruksel, vendosi dy kushte për fillimin e procedurës për ndryshimin e Kushtetutës, e cila mundëson hapjen e negocitave me BE-në.
“Së pari, duhet të ketë garanci të qarta në formën e përfundimeve nga Këshilli Evropian se askush nuk është kundër identitetit maqedonas, i cili është një konstante shekullore, gjuhës maqedonase, e cila nesër, kur Maqedonia të jetë pjesë e familjes evropiane, do të jetë gjuhë zyrtare në BE, dhe se nuk do të ketë më çështje dypalëshe, dhe procesi do të udhëhiqet nga kriteret e Kopenhagës. Kjo duhet të ndodhë.
Dhe së dyti, nëse po zbatojmë gjëra që politikanë të tjerë i kanë pranuar, atëherë më e pakta që fqinji ynë lindor duhet të zbatojë që të kemi besim në këtë proces është ajo që përfshihet në Konventën për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut – të regjistrohen organizatat joqeveritare, siç është “OMO Ilinden-Pirin”, sepse këtë e thonë 14 vendime të Gjykatës së të Drejtave të Njeriut në Strasburg”, tha Mickoski.

