Nevzat Bejta do të jetë kandidati i VLEN-it për Gostivarin
Koalicioni VLEN do të garojë me Nevzat Bejtën për të fituar komunën e Gostivarit në zgjedhjet që priten të mbahen më 11 janar 2025.
Bejta ka konfirmuar se kandidatura e tij do të dorëzohet nesër, ndërsa kërkon mandatin e tretë pas dy periudhave të mëparshme në krye të komunës.
Zgjedhjet në Gostivar do të përsëriten pasi raundi i parë nuk arriti censusin e nevojshëm për vlefshmëri.
Kujtojmë se sot Valbon Limani ka dorëzuar kandidaturën e tij për kreun e komunës nga radhët e AKI-së.

