(VIDEO) Imami Qabesë arrin në Shkup: Jam këtu për të përcjellë porosinë e paqes

(VIDEO) Imami Qabesë arrin në Shkup: Jam këtu për të përcjellë porosinë e paqes

Imami i Qabesë, Mahir al-Mu’aiqly, u prit me nderime në Shkup gjatë vizitës së tij të parë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, ku  do të qëndrojë disa ditë dhe do të vizitojë dhjetra xhami në qytete të ndryshme të vendit. Përveç takimeve me besimtarët nëpër xhami, imami vizitoi edhe Bashkësinë Fetare Islame. Gjatë këtij takimi, kreu i BFI-së, Shaqir ef. Fetahu, i dhuroi imamit disa dhurata simbolike.

Kryetari i BFI-së Shaqir ef Fetahu theksoi edhe  rëndësinë e kësaj vizite për besimtarët myslimanë në vend.

SHAQIR EF. FETAHU – KRYETAR I BASHKËSISË FETARE ISLAME

“Gëzimi është shumë i madhë sepse ardhja dhe vizita e imamit të Qabes ka qenë një dëshirë e madhe e vendit tonë dhe e të gjithë besimtarëve dhe ja me angazhimet e përgjithshme dhe me caktimin e All-llahut fuqiplotë kemi fatin dhe nderin që ta kemi sot në mesin e besimtarëve, me një program jashtëzakonisht të pasur”.

Nga ana tjetër, imami Mahir al-Mu’aiqly falënderoi për pritjen dhe theksoi se do t’i përcjellë mesazhet dhe përshëndetjet e besimtarëve të Maqedonisë së Veriut në vendin e shenjtë.

Mahir al-Mu’aiqly – IMAM I QABES

“Është vizitë të cilat Mbretëria e Arabisë Saudite i bën në të gjithë shtetet e botës dhe përcjell porosinë e paqes. Këtu jam që të ju përcjell edhe selamet e imamit të madh të Qabes, Abdurrahman es Sudejsi. Ne do ta përcjellim mesazhin për të cilin sot dhe ditët në vijim gjendemi në Maqedoni”.

Pas vizitës në BFI, imami udhëtoi drejt Kumanovës, ku pritet të vizitojë dy xhami. Nesër, ai do t’i falë namazet, duke nisur nga ai i Sabahut, në xhamitë e Shkupit, ndërsa ditët e tjera do t’i kalojë duke vizituar xhamitë në Gostivar dhe Tetovë.

Mevludin Imeri /SHENJA/

 

MARKETING