(VIDEO) Mickoski mesazh Qyrës pse nuk e përdori flamurin shtetëror më 28 Nëntor
Kryeministri Hristijan Mickoski është zhgënjyer nga kryetari i Strugës Mendi Qyra. Në brifingun me gazetarë, kryeministri nuk ngurroi të tregoj se Qyrës i ka dërguar edhe sms porosi për mënyrën e festimit në Strugë vetëm me flamurin shqiptarë. Komentin për të e përfundoi duke thënë se “Për fat të keq mundësi për përshtypje të dytë nuk ka, ndërsa përshtypja e parë ishte katastrofë”. Ndërsa festimet e 28 nëntorit tha se janë festuar siç duhet në Çair, ku me mburrje u shpreh se për herë të parë krahas flamurit shqiptarë është vendosur edhe flamuri i Maqedonsië.
Mickoski komentoi edhe për protestën e paralajmëruar të lideri të BDI-së Ali Ahmetit në mbështetje të ish pjesëtarëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, për të cilin tha se kjo është një lëvizje e gabuar e Ahmetit dhe mendon se duhet ta rimendojë këtë vendim.
Hristijan Mickoski, kryeministër
“Me këtë protestë po mundohen të mobilizohen para Kongresit të partisë. Me këtë ata vetëm po e vërtetojnë se do ta kenë shumë të vështirë që në të ardhmen të gjejnë partner të koalicionit. Unë nuk e mbështes këtë ide dhe as nuk pajtohem me këtë marsh. Jam i bindur se as VLEN nuk do ta mbështesë”.
Duke folur për ndryshimet në qeveri, Mickoski theksoi se me ministrin Orhan Murtezani bashkëpunimin do ta vazhdojmë. I pyetur nëse është e vërtetë se do do të dërgohet ambasador në Bruksel, Mickoski u shpreh se nuk mund ta thotë një gjë të tillë sepse siç tha megjithatë keto vendime merren në konsultim me partnerët tanë strategjik.
Hristijan Mickoski, kryeministër
“Pas propozimit që Bekim Sali të vendoset në vendin e Orhan Murtezaninit, jam i sigurt se bashkëpunimi me të do të vazhdojë edhe më tej, por nga një nivel tjetër dhe nga një tjetër vend”.
Rikonstruimi i Qeverisë ose rifreskimi siç e quajti ai, mund të pritet në prill ose në maj, duke shtuar se aktualisht në koalicion punët funksionojnë normalisht.
Gjithashtu u pyet edhe për mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, kryeministri u përgjigj se kjo u konvenon në aspekt partiak, por jo edhe në aspekt buxhetor.
Emine Ismaili /SHENJA/

