Të akuzuarit në rastin “Pulse” nuk ndjehen fajtor për veprat që u ngarkohen

Të akuzuarit në rastin “Pulse” nuk ndjehen fajtor për veprat që u ngarkohen

Të gjithë të akuzuarit në rastin e Koçanit u deklaruan të pafajshëm për veprat që u ngarkohen nga prokuroria, për tragjedinë e cila ndodhi në diskotekën “Pulse”, raporton SHENJA.

Disa shprehnin keqardhje për atë që ka ndodhur, shprehnin ngushëllime për familjet e viktimave e ju uronin shërim atyre që ende po luftojnë me plagët, por u shprehnin se nuk kanë asnjë lidhje me këtë rast dhe se nuk e dijnë pse akuzohen, kur siç thanë kanë vite që nuk punojnë në institucionet, prej të cilave pozicione kërkohet përgjegjësi.
Derisa të akuuarit deklaronin pafajsinë e tyre para gjykate, familjarët e personave që kanë ndërruar jetë, komentonin zëshëm nga salla, pas çka nga gjykatësja dha vërejtje që të qëndronin të qetë dhe të mos gjuajnë fjalë ndaj të akuzuarëve.
Në fillim të seancës së sotme, gjykatësja Diana Gruevska-Ilievska e paralajmëroi të akuzuarin Xhavair Kamberi, nëpunës shtetëror në Ministrinë e Ekonomisë i cili është në paraburgim, pasi siç tha ajo në qelinë e tij janë gjetur gjithsej 13 telefona celularë dhe një laptop.

“Duhet t’ju paralajmëroj se përballeni me izolim dhe dënime të tjera”, tha gjykatësja Gruevska-Ilievska.

Kamberi u deklarua se ato i ka gjetur në qeli.
“Ato i kam gjetur kur kam hyrë në qeli”, u shpreh Kamberi.
Por, fjalën e tij e ndërpreu gjykatësja duke i thënë se duhej ta paralajmëronte për këtë gjë.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING