Deklaratat e krerëve të VLEN-it se do t’ju bashkëngjiten deputetë nga opozita, Bexheti: Është si ajo kënga: herë këtë të enjte, herë atë të enjte!

Deklaratat e krerëve të VLEN-it se do t’ju bashkëngjiten deputetë nga opozita, Bexheti: Është si ajo kënga: herë këtë të enjte, herë atë të enjte!

Sa i përket deklaratave të zv/kryeministri Arben Fetai se janë në negociata me disa deputetë të opozitës që t’ju bashkëngjiten atyre, Bexheti nga BDI, në emisionin “Debat në Shenja”, tha se këtë qeveri e ndjek kompleksi i mospasjes së legjitimitetit etnik.
“Këtë zotërit te VLEN-it të vetëdijshëm se ju ka munguar që në fillim legjitimiteti etnik me vetëdije u shndërruan në shërbëtor të VMRO-së.. Besoj se është si ajo kënga: herë këtë të enjte herë atë të enjte, e filloi Izet Mexhiti, e vazhdojë Bilall Kasami e vazhdojë Zeqirija Ibrahimi e vazhdojë Zeqirija Ibrahimi, e vazhdon tani Arben Fetai po kjo është një çështje e inferioritetit pasi që besojë se në brendinë e tyre ata turpërohen që kanë patur mungesë të legjitimiteti etnike, në zgjedhjet e fundit etnik”, tha Bexheti.
Ai tha se edhe pas zgjedhjeve lokale ata nihen inferiorë ngase për këshill kanë 23 mijë vota më pak.

MARKETING