Zërat se Krenar Lloga do të kalojë në BDI, Bexheti: Jemi parti e hapur për cdokënd që dëshiron të kontribuojë

Zërat se Krenar Lloga do të kalojë në BDI, Bexheti: Jemi parti e hapur për cdokënd që dëshiron të kontribuojë

Deputeti Blerim Bexheti në emisionin “Debat në Shenja”, tha se AKI ishte koalicion për zgjedhjet lokale, të cilat, tha ai, nuk kanë përfunduar pasi përsëriten në katër komuna.
Sa i përket partisë së Selës tha se është vendimi i tyre legjitim për të vlerësuar se të njëjtat janë përfunduar.
“Çka si më tutje është krejt një situatë tjetër dhe është në vlerësimin e çdo subjekti politik që përbën AKI-në për integrim. Kështu që nuk shoh diçka të jashtëzakonshme, ata në prononcimin e tyre në deklaratën e tyre theksuan se duan të krijojnë hapësirë për strukturat e veta, strukturimin e partisë dhe të veprojnë konform zërit qytetarë ashtu siç janë zgjedhur deputetët”, tha Bexheti.
Bexheti tha se ata në Gostivar dhe Vrapçishtë ata do të mbështesin kandidatët e AKI-së, që ishin në garë në zgjedhjet lokale.
Sa i përket spekulimeve që Krenar Lloga do të bëhet pjesë e BDI-së, Bexheti tha se këtë situatë kjo kryesi nuk zgjedh kryesinë e radhës.
I pyetur nëse ai do të ishte figurë e pranuar në BDI, Bexheti tha se ka konsideratë për Llogën si kuadër si ish ministër i Drejtësisë, por tha se nuk ka informacion për këtë.
“BDI është parti e hapur dhe po e ritheksojë edhe njëherë dhe çdokush që ka dëshirë të kontribuojë është i mirëseardhur”, deklaroi Bexheti. /SHENJA/

MARKETING