BOTA NË FOKUS | Nga “Safari i Sarajevës” te “Safari i Gazës”

BOTA NË FOKUS | Nga “Safari i Sarajevës” te “Safari i Gazës”

30 vjetë më vonë, historia po i përsërit të njejtat mizori, nga i njëjti autor, ndaj një komuniteti të ngjashëm, në një gjeografi tjetër. Nga Sarajeva te Gaza, të pasurit e Evropës perëndimore dhe të Amerikës, kanë paguar për kokë viktime, më shtrenjtë për fëmijët, që kanë vrarë për sport gjatë luftës në Bosnje në vitet 90-ta, në atë që njihet si “safari snajperësh”, një fushatë mizorish argëtuese.

Historia po përsëritet frikshëm, ndërsa njerëzimi, veçanërisht njeriu i bardhë i perëndimit, edhe pse shtiret se ka marrë leksionin nga holokausti, mbetet peng i ndjenjave supremaciste dhe fashiste, duke e llogaritur pjesën e mbetur si më pak njerëzor që nuk meriton të jetojë me dinjitet. P.sh, atë që nazistët gjerman ua bënë hebrenjve gjatë LDB-së, hebrenjtë sionistë ua bëjnë sot palestinezëve, por kësaj radhe të ndihmuar nga shumica e fuqive perëndimore, në krye me SHBA-në dhe Gjermaninë.

Ashtu si Gjermania naziste, me planin e emigrimit në vitin 1933 dëboi hebrenjtë në Palestinë, sot Izraeli në të njejtin format po dëbon palestinezët gjetiu e së fundmi në Afrikën e Jugut. Ndërsa SHBA-ja proklamon paqen e arritur, Gaza vazhdon të kolonizohet, palestinezët të vriten e dëbohen, dhe institucionet ndërkombëtare, të heshtin. Historia po përsëritet, por deri kur? Avdi Bakiju /SHENJA/

MARKETING