BOTA NË FOKUS | “Paqja” që po e shpopullon Gazën!

BOTA NË FOKUS | “Paqja” që po e shpopullon Gazën!

-Javën e kaluar u zbulua se Izraeli dërgoi 150 palestinezë në Afrikën e Jugut, ndërsa kjo u arrit me ndihmën e një organizate të paraqitur si “islame” në Evropë. Shumica prej pasagjerëve që ateruan në shtetin afrikan, ishin njerëz pa dokumente personale.

-Ndërsa diskutohet administrata tranzitore e propozuar nga SHBA, Izraeli vazhdon bombardimet, pengon hyrjen e ndihmave dhe forcon kufizimet e aksesit humanitar, duke thelluar krizën humanitare dhe duke minuar çdo përpjekje ndërkombëtare për stabilizim të qytetarëve civilë.

-Ndërkaq, Komisioni Kombëtar për Veprim Popullor Palestinez paralajmëron se çdo përpjekje për të imponuar një qeverisje të jashtme mbi Gazën përbën shkelje të drejtpërdrejtë të të drejtës për vetëvendosje dhe është një rikthim i formave të vjetra të dominimit kolonial, maskuar nën etiketa diplomatike dhe humanitare.

-I gjendur në një situatë ndoshta të pakthim të rënies së imazhit të rrejshëm të ndërtuar ndër dekada, Izraeli ka intensifikuar luftën propagandistike për të rikthyer narrativin e shtetit të vetëm demokratik në Lindjen e Mesme, ndërkohë që bota tashmë e njeh si të kundërtën e kësaj.

Avdi Bakiju /SHENJA/

MARKETING