Florentino Perez ka vendosur të largohet nga Real Madridi para përfundimit të mandatit të tij, njoftimi së shpejti
Presidenti legjendar i Real Madridit, Florentino Perez, ka vendosur të largohet nga detyra para përfundimit të mandatit të tij, ka raportuar gazetari spanjoll Pepe Alvarez.
Perez supozohej të mbetet president i Real Madridit deri në vitin 2028, por ai ka vendosur të largohet nga kjo pozitë që vitin e ardhshëm.
78-vjeçari do ta shpallë vendimin e tij në mbledhjen e përgjithshme të klubit javën e ardhshme.
Florentino Perez u bë president i Real Madridit për herë të parë në vitin 2000, kur krijoi ekipin e njohur si “Galaktikët”.
Mandati i tij i parë përfundoi në vitin 2006, por ai u rikthye vetëm tre vjet më vonë dhe mbetet në pozicionin e presidentit të Realit deri më sot.
Ende nuk dihet se kush mund ta pasojë atë dhe ka shumë të ngjarë që ai do të mbikëqyrë procesin e zgjedhjes së pasardhësit të tij dhe do të marrë pjesë aktive në të.

