Gjermania fiton ndaj Luksemburgut, lufta për vendin e parë vendoset në përballjen e fundit
Në një përballje ku dominimi ishte i qartë, Gjermania arriti një fitore të pastër si mysafire ndaj Luksemburgut me rezultat 2-0 dhe duke marrë tre pikët e radhës në kualifikimet për Kupën e Botës.
Golat erdhën në pjesën e dytë, fillimisht me një përfundim të saktë nga Nick Woltemade në minutën e 49-të, pas një pasimi të Leroy Sanes.
Më pas, Woltemade shënoi edhe golin e dytë pas asistit të Ridle Baku, duke vulosur fitoren e ekipit të Julian Nagelsmann.
Gjermania pati gjithashtu disa raste të tjera, duke përfshirë një goditje në traversë nga Leroy Sane në minutën e 79-të, por edhe pse nuk u konkretizua, skuadra tregoi dominim të plotë në lojë.
Në anën tjetër, Luksemburgu u përpoq, por nuk arriti të kërcënojë seriozisht portën gjermane dhe mbetet pa pikë në grup.
Gjermania është lidere e grupi me 12 pikë, aq sa ka dhe Sllovakia si e dyta. Edhe Irlanda e Veriut mbetet në lojë me 7 pikë. Luksemburgu është i fundit pa pike.
Me këtë rezultat, Gjermania dhe Sllovakia do të përballen në ndeshjen e fundit për të vendosur pozicionin e parë në grup.

