Suhejl Muharemi: Derbi Shkupi – Shkëndija nuk është vetëm një ndeshje, por duel vëllazëror
Nesër luhet dueli i mbetur ndërmjet Shkupit dhe Shkëndijës për xhiron e 12-të në elitë.
Ndeshja do të zhvillohet në Strugë, teksa para këtij dueli nga tabori i bardhebluve ka folur kapiteni Suhejl Muharemi.
“Kemi punuar fort për këtë përballje. Derbi Shkupi–Shkëndija nuk është vetëm një ndeshje e madhe për klubet, është duel vllazëror, një duel me shumë emocion e respekt mes nesh. Prania e ‘Shvercerave’ na jep forcë shtesë, ata gjithmonë kanë qenë shpirt i ekipit dhe kurrë nuk na kanë munguar. Do të hyjmë në fushë me zemër, disiplinë dhe përkushtim, duke luftuar deri në sekondën e fundit”, ka thënë Muharemi.

