Jakupi: Keqardhje për situatën e Shkupit, por neve na duhen tre pikët

Jakupi: Keqardhje për situatën e Shkupit, por neve na duhen tre pikët

Shkëndija të shtunën në Strugë përballë Shkupit luan ndeshjen e xhiros së 12-të në LPFMV. Në konferencën për shtyp para ndeshjes foli Lorik Jakupi.

• Jakupi: Detyrohemi të luajmë kur tjerët pushojnë, por të lumtur që jemi në Evropë

• Jakupi: Ndeshjet me Jagiellonian dhe Makedonija Gj.P. kanë ngritur atmosferën

• Jakupi: Pavarësisht problemeve, ne respektojmë maksimalisht Shkupin

Ndeshja Shkupi-Shkëndija luhet të shtunën në stadiumin “Plazhi i qytetit” në Strugë me fillim në orën 13:00.

…ndeshje gjatë pauzës ndërkombëtare…

Lorik Jakupi: “Është e vërtetë, se kur të gjithë janë në pushim, ne duhet të luajmë. Por, kur e mendojmë pse duhet të luajmë, është se Shkëndija këtë vit ka sjellur futboll europian në Maqedoni, i ka gëzuar të gjithë tifozët.”

…skuadra…

Lorik Jakupi: “Atmosfera në ekip është shumë e mirë, vimë prej një ndeshje (Jagiellonia) pozitive në Europë. Mendoj se rezultati ishte çështje fati, por si ndeshje ishte e mirë, e luajtur dhe e luftuar në maksimum nga i gjithë ekipi. Pastaj dueli me Makedonija Gjorçe Petrovin na dha vetëbesim shtesë, ku rezultati ishte i mirë dhe ka sjellur atmosferë shumë pozitive në skuadër”.

…Shkupi…

Lorik Jakupi: “Ne përgatitemi si për çdo ndeshje, pavarësisht se kush është kundërshtari. E dimë që Shkupi ka probleme këtë sezon, por duhet të respektohet çdo kundërshtar dhe nuk duhet ti neglizhojmë, pasi e dimë se çfarë mund të ndodh. Ne i respektojmë dhe do të shkojmë për të fituar, për të marrë tre pikët dhe për të vazhduar rrugëtimin tonë në kampionat që të përfundojmë në krye të tabelës”.

MARKETING