Ylli u përjashtua gjatë takimit kundër Irlandës pas një goditjeje me bërryl ndaj Dara O’Shea. Sipas rregullave të FIFA, Ronaldo mund të marrë tri ndeshje pezullim. Njëra prej tyre do të shlyhet në ndeshjen tjetër për kualifikim kundër Armenisë, dhe dy të tjera gjatë dy sfidave të para të grupeve në Botëror.

Pas këtij episodi në mbrojtje të CR7  doli tekniku i iberikëve , Roberto Martinez, i cili deklaroi: se ndaj Ronaldos ka patur kontakte të vazhdueshme me kundërshtarët gjatë gjithë ndeshjes dhe se ai nuk ka ushtruar dhunë ndaj tyre, por është përpjekur vetëm t’i largonte.