Kristjan Asllani e thyen Andorrën, Shqipëria në epërsi
Shqipëria ka kaluar më në fund në epërsi në përballjen ndaj Andorrës.
Ishte mesfushori Kristjan Asllani që theu mbrojtjen e Andorrës pas një aksioni të shpejtë.
Mrytu Uzuni bëri një lëvizje fantastike për të asistuar te Asllani, i cili nuk gaboi para portierit vendas (67’).
Me këtë rezultat, Shqipëria e siguron edhe matematikisht play-offin e Botërorit.

