(VIDEO) MASH ka hapur një afat shtesë për aplikimin e studentëve

(VIDEO) MASH ka hapur një afat shtesë për aplikimin e studentëve

Për studentët që kanë humbur afatin e aplikimit për ushtrimin e të drejtës për ushqim të subvencionuar  në afatin që nga 1 deri më 5 nëntor, Ministria e Arsimit dhe Shkencës ofron afat shtesë aplikimi, duke filluar nga sot deri më 16 nëntor 2025.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njoftoi se kandidatët duhet të aplikojnë në formë elektronike në linkun e web faqes për shërbime elektronike dhe kur të aplikojnë, të plotësojnë formularët Kërkesë për Fitim të së Drejtës për Ushqim të Subvencionuar për Studentë dhe Deklaratë për saktësinë e të dhënave të vendosura në kërkesën për fitim të së drejtës për ushqim të subvencionuar për studentë, të cilat do t’i nënshkruajnë dhe do t’i bashkëngjisin aplikimit elektronik. Ndërkaq fondet ata thonë se do të fillojnë që ti marrin pas fundit të muajit në të cilin kanë aplikuar.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

“Të gjithë studentët që kanë realizuar të drejtën për ushqim të studentëve do të fillojnë të marrin fondet në muajin pas fundit të muajit në të cilin kanë aplikuar për të drejtën për ushqim të studentëve. Për të gjitha pyetjet që lidhen me regjistrimin e përfituesve për ushqim të subvencionuar për studentë, Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka ofruar mbështetje përmes Sektorit për Standardet e Nxënësve dhe Studentëve”.

Ndërkaq kujtojmë se mbi 1,000 studentë kanë ngelur pa subvencione për ushqim për shkak të mbikëqyrjeve administrative dhe koordinimit të pamjaftueshëm midis fakulteteve dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Sipas platformës së  mbrojtjes së studentëve “Studentaria” dhe nga vetë Ministria, thonë se disa fakultete nuk i kanë dorëzuar listat e studentëve të regjistruar në kohë te ministria, prandaj shumë prej tyre u është hequr përkohësisht e drejta për subvencione për ushqim.

Anida Murati /SHENJA/

MARKETING