(VIDEO) MPB me fushatë: “Vozit me kujdes, mbërrij i sigurt”
Ministria e Punëve të Brendshme, së bashku me Këshillin Republikan për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor, e kanë filluar fushatën dimërore me moton “Vozit me kujdes – mbërrij i sigurt”, përmes një aktiviteti parandalues dhe edukativ në stacionin e pagesës “Petrovec”. Ndërkaq sic thotë MPB aktiviteti është realizuar në bashkëpunim me zyrtarët policorë nga Sektori për Çështje të Komunikacionit pranë Byronë për Siguri Publike dhe me pjesëtarë të Njësisë Mobile për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor.
MINISTRIA E PUNËVE TE BRENDSHME
“Sipas rregullores, për pajisje dimërore të detyrueshme për automjetet motorike deri në 3.500 kg nënkuptohen: goma dimërore me thellësi minimale të shollës prej 4 mm në të katër rrotat, ose goma verore me të njëjtën thellësi minimale (4 mm), së bashku me zinxhirë bore për rrotat lëvizëse. Për automjetet me lëvizje në të gjitha rrotat (4×4), kërkohen goma dimërore në të gjitha rrotat me thellësi minimale prej 6 mm, ose goma verore me thellësi prej 4 mm dhe zinxhirë bore’’.
Ndërkaq MPB dhe Këshilli Republikan për Sigurinë në Komunikacionin kanë bërë apel për të gjithë pjesemarresit në trafik që të ndjekin disa rekomandime si: të ndiqen informacionet për kushtet atmosferike, përshtatja e mënyrës së ngasjes me kushtet e rrugës, të respektohen rregullat dhe dispozitat e trafikut, të mbahet në automjet pajisje dimërore, të kryhet kontroll dimëror i automjetit, distancë midis automjeteve, dhe të shmangen frenimet e menjëhershme.
MPB njofton se se siguria në rrugë është përgjegjësi e përbashkët dhe vetëm në këtë mënyrë mund të ndërtohet një kulturë e sjelljes së përgjegjshme dhe të sigurt në komunikacion. /SHENJA/

