Zërat se VLEN-it do t’i merret Shëndetësia, Aliu: Nuk kam lindur dhe nuk do të vdes si ministër!
Sa i përket zërave se Ministria e Shëndetësisë se kjo ministri do t’i merret VLEN-it dhe do t’i takojë një partner tjetër të koalicionit, Aliu tha se pozicioni i tij është politik dhe se mund të ketë ndryshime.
Aliu tha se ai është person që nuk merret me këtë punë dhe se dëshiron deri në momentin kur është në një pozicion dëshiron të mbahet mend për punën që ka bërë.
“Profesioni im bazë nuk është ministër, nuk kam lindur si ministër dhe nuk do të vdes…jam formuar si profesionist në fushën teme, dhe kjo pjesë është irrelevante për mua”, deklaroi Aliu në emisionin “Debat në Shenja”.
Ai tha se partitë politike do të ulen dhe do të bisedojnë për riorganizimin apo ristrukturimin e cilësisë së dikasterit dhe personit që menaxhon me atë dikaster.

