Cristiano Ronaldo konfirmon: ‘Botërori 2026, i fundit në karrierë, do luaj edhe 1 apo 2 vjet

Cristiano Ronaldo konfirmon: ‘Botërori 2026, i fundit në karrierë, do luaj edhe 1 apo 2 vjet

Botërori 2026 do të jetë edicioni i fundit në karrierën e Cristiano Ronaldos. Ylli portugez i futbollit e pohoi këtë gjatë një interviste të dhënë me videokonferencë gjarë një forumi për turizmin në Riad.
Sulmuesi tashmë 40 vjecar u pyet nëse Botërori i SHBA, Kanadasë dhe Meksikës është i fundit në karrierën e tij dhe përgjigjja e tij ishte: ‘Po, me siguri, do të jem 41 vjeç dhe mendoj se do të jetë momenti i duhur’

Më pas ai vijoi arsyetimin e tij duke folur edhe për momentin kur do të varë këpucët në gozhdë.
‘Po i gëzohem momentit, dhe nuk mendoj për asgjë tjetër. Kur thashë se momenti i tërheqjes do të vijë shpejt, kjo ‘shpejt’ për mua do të thotë në 10 vitet e ardhshme-shtoi Ronaldo duke qeshur-ndërsa njerëzit flasin për pak muaj’.

Më pas Cristiano Ronaldo foli më seriozisht për atë cfarë mund të ndodhë me karrierën e tij

‘Le të jemi të sinqertë, kur them shpejt do të thotë se ndoshta do të luaj edhe për 1 apo dy vjet.-shtoi portugezi- Kur arrin një moshë e caktuar, koha kalon shpejt. Unë jam 40 vjec, por vazhdoj të shënoj, të argëtohem dhe të shijoj gjithçka. Dua të vazhdoj në këtë mënyrë, fizikisht jam mirë, edhe me Portugalinë po shënoj, po ndihmoj kombëtaren. Unë dua të fitoj akoma, kjo është jeta ime’

Në një intervistë të ditëve të fundit me gazetarin anglez, Piers Morgan Ronaldo deklaroi se nuk e ëndërronte Kupën e Botës dhe se fitorja e këtij kompeticioni nuk do të ndryshonte vendin e tij në historinë e futbollit.

‘Nuk e mendoj-ishin fjalët e Ronaldos në atë intervistë-nëse më pyesni nëse fitorja e Kupës së Botës është një ëndërr për mua, jo nuk është. Të fitosh Botërorin nuk do të ndryshojë emrin tim në histori’

Cristiano Ronaldo ka qenë i pranishëm në të gjitha triumfet e Kombëtares portugeze; Euro 2016 dhe nations League të 2019 dhe 2023. Por në Botërorë, Ronaldo ka si rezultatin më të mirë me Portugalinë, vendin e katërt në edicionin e 2006 në Gjermani

MARKETING