Maqedoni – Letoni, hyrja do të jetë falas në stadium
Përfaqësuesja A e Maqedonisë së Veriut të enjten më 13 nëntor do të zhvillojë ndeshjen e fundit në shtëpi për këtë vit, ku në arenën “Todor Proeski” në Shkup do të takohet me Letoninë në një ndeshje kontrolluese. Nga Federata e Futbollit të Maqedonisë kanë informuar se hyrja për publikun do të jetë falas për të gjithë. “Kjo është mënyra jonë për të shprehur mirënjohje ndaj të gjithë përkrahësve për mbështetjen e tyre pa kushte gjatë gjithë vitit.
Ju ftojmë që së bashku të krijojmë edhe një atmosferë të bukur dhe t’u japim mbështetje të fuqishme futbollistëve tanë në ndeshjen e fundit para publikut vendas këtë vit, si dhe t’i motivojmë për ndeshjen e fundit kualifikuese kundër Uellsit në Kardif”, thuhet mes tjerash në komunikatën e FFM-së.
Dueli Maqedoni – Letoni do të luhet të enjten, duke nisur nga ora 18:00, teksa me 18 nëntor, përfaqësuesja e vendit do të zhvillojë ndeshjen eliminatore ndaj Uellsit në transfertë. /SHENJA/

