(VIDEO) 31 kadetë dhe 28 praktikantë u betuan në Akademinë Ushtarake

(VIDEO) 31 kadetë dhe 28 praktikantë u betuan në Akademinë Ushtarake

31 kadetë dhe 28 praktikantë sot dhanë betimin në Akademinë Ushtarake. Ngjarjen nga afër e ndoqi edhe presidentja e vendit, Gordana Siljanovska Dafkova dhe Ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski. Për presidenten Siljanovska uniforma e ushtrisë bashkon dhe mbulon të gjitha ndasitë si ato etnike po edhe ato sociale.

GORDANA SILJANOVSKA DAFKOVA – PRESIDENTE

Si oficer të ardhëshëm të ushtrisë së Maqedonisë, po edhe të NATO-s, nga ju pritet që të respektoni dhe të praktikoni standarde morale dhe profesionale të larta dhe me rreziqe të larta e të ndryshme, tradicionale, asimetrike dhe hibride në vende dhe mënyra të ndryshme, si fizike dhe cyber.

Ndërkaq, për ministrin Misajllovski, të zgjedhësh akademinë ushtarake është akt patriotik, është sfidë në vete po edhe nder e përgjegjësi.

VLLADO MISAJLLOVSKI – MINISTËR I MBROJTJES

Patriot të motivuar, që vendosët të jenë pjesë e armatës, ju uroj, sepse ju u përgjigjët ftesës që nënkupton nderë, përgjegjësi, disiplinë dhe përkushtim në shërbim. Rritja e sfidave të sigurisë në nivel rajonal në kohën kur paqja dhe stabiliteti janë gjithnjë nën rrezik në nivel global, është e qartë se kemi nevojë për secilin prej jush.

E dy nga kadetët që u betuan nën uniformë treguan se pse kanë zgjedhur akademinë ushtarake.

KADETE

Për mua është nder që të jem pjesë e Akademisë Ushtarake, sepse këtu kam mundësinë të mësoj shumë nga profesorët e mi, po mësojmë edhe gatishmërinë dhe praktikën për të qenë të gatëshm dhe të përgatitur për tu bërë pjesë e ushtrisë.

KADET

Pres të mësojë shumë nga profesorët e mi, të jesh kadet në Akademinë Ushtarake nënkupton të mësosh edhe pjesën akademike po edhe atë ushtarake. Të ruaj dhe mbrojë integritetin territorial të vendit ishte edhe ëndrra ime jetësore.

Gjenerata që sot u betua është gjenerata e 29 e kadetëve që pas përfundimit pritet të bëhet pjesë Ushtrisë.

Mevludin Imeri /SHENJA/

 

MARKETING