Vardari fiton ndaj Tikveshit, triumf merr edhe Pelisteri
Liga e Parë e futbollit të Maqedonisë së Veriut ka vazhduar edhe këtë diel me dy ndeshje tjera në program. Skuadra e Vardarit ka marrë fitore përballë Tikveshit në kryeqytet, duke e mundur ekipin nga Kavadari me rezultat 3:1, përderisa Pelisteri në Manastir ka arritur të mposht Brerën me shifra minimale 1:0. Këto kanë qenë dy ndeshjet e vetme që janë zhvilluar mesditën e sotme në kuadër të xhiros së 13-të në elitë, përderisa kjo xhiro do të mbyllet nesër me dy ndeshje tjera si Sileksi – Shkupi dhe Shkëndija – Makedonija Gjorçe Petrov. Të dyja këto takime janë programuar të zhvillohen nga ora 13:00.

