Shkëndija sonte synon një tjetër mbrëmje pozitive në Conference League

Shkëndija sonte synon një tjetër mbrëmje pozitive në Conference League

Shkëndija e Tetovës sonte zhvillon ndeshjen e xhiros së tretë në Ligën e Konferencës dhe përballë vetes do të ketë ekipin Jagellonia të Polonisë. Dueli do të luhet në Shkup, aty ku kuqezintjë do të synojnë të bëjnë një tjetër mbrëmje pozitive pas asaj me Shelburnin ku morën fitoren e parë në një kompeticion europian. Për tetovarët kjo është hera e dytë që përballen me një ekip polak, pasi në të 2016 kishin luajtur kundër Krakovias në eliminatoret e Liga Europës. Shkëndija për ndeshjen e sotme nuk do ta ketë në dispozicion Vane Kërstevskin i cili u dëmtua disa ditë më parë, por jashta kombinimit për lojë do të jetë edhe portieri Astrit Amzai, pasi i njejti është ankuar për dhimbje në shpinë. Jagellonia është favorit në letër, por kuqezinjtë do të provojnë të surprizojnë për të dalë me rezultat pozitiv nga kjo ndeshje. Shkëndija në Shkup do të ketë mbështetjen e “Ballistëve”, teksa edhe ekipi mysafirë do të ketë përkrahje nga 250 tifozë polak. Dueli ndërmjet Shkëndijës dhe Jagellonias do të luhet sontë në stadiumin “Todor Proeski”, duke nisur nga ora 21:00.

MARKETING