Numërohen 70% të votave në Kërçovë, në epërsi kandidati i VMRO-së
Përderisa janë numëruar afërsisht 70% të votave në komunën e Kërçovës, në epërsi është kandidati i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Jovanovski karshi kandidatit të AKI-së, Fatmir Dehari.
Sipas KSHZ-së, Jovanovski ka 56.76% të votave, ose 10.557 vota, ndërsa Dehari ka 40.09% të votave, ose 7.458 vota.
Vota të pavlefshme deri tani janë 586.

