Përfundon votimi për rrethinë e dytë të zgjedhjeve lokale
Ka përfunduar votimi për rrethinë e dytë të zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut.
Në ora 19:00 janë mbyllur gjitha kutitë e votimit. Procesi zgjedhor deri në këto momente ka qenë i qetë pa prishje të theksuartë rendit dhe qetësisë.
Sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), të drejtë vote kanë patur gjithsej 1.013.375 qytetarë.
Në zgjedhje morën pjesë 22 parti politike, 19 koalicione dhe 119 kandidatura të pavarura.
Raundi i parë, i mbajtur më 19 tetor, rezultoi me zgjedhjen e 44 kryetarëve të komunave dhe këshillave komunalë.
Në komunat Gostivar, Vrapçisht, Qendër-Zhupë dhe Mavrovë-Rostushë nuk u arrit pragu i pjesëmarrjes, prandaj do të zhvillohet procedurë e re zgjedhore brenda 60 ditëve. /SHENJA/

