5 gjigantët evropianë monitorojnë situatën e Vinícius Junior
Real Madrid po përballet me një moment vendimtar për të ardhmen e Vinícius Júnior.
Sulmuesi brazilian, i cili ka kontratë deri në qershor 2027, ka treguar pakënaqësi në disa momente dhe pas Clásicos së fundit, janë shtuar zërat për një largim nga “Bernabeu”.
Burime nga mediat sportive europiane bëjnë të ditur se Paris Saint-Germain, Chelsea, Manchester United, Bayern Munich dhe Manchester City po monitorojnë nga afër situatën, duke u munduar të bëjnë ndonjë lëvizje nëse Real Madrid vendos ta shesë brazilianin.
PSG e sheh si një mundësi për të zëvendësuar humbjen e Mbappé, ndërsa klubet angleze dhe gjermane duan të forcojnë krahët me një lojtar të nivelit shumë të lartë.

