Në Itali të bindur, Spalletti zgjedhja e parë e Juves
Në Torino, në pak kohë, Juve duhet të bëjë edhe një herë llogaritë me stolin. Pas Motta-s dhe Tudor, drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” duhet të gjejnë një trajner të ri, situata bëhet shqetësuese pasi janë të detyruar të paguajnë tre trajnerë njëkohësisht, të paktën deri në 2027.
Për momentin ekipin do ta drejtojë Massimo Brambilla, një zgjidhje brenda shtëpisë për t’i dhënë më shumë kohë drejtuesve të gjejnë trajnerin e ri. Për momentin, pas shumë emrave të lakuar në media, lista është reduktuar në vetëm 3 profile, Luciano Spalletti, Roberto Mancini dhe Raffaele Palladino.
Në Itali, tre të përditshmet kryesore, La Gazzetta, Corriere dhe TuttoSport bashkohen në një pikë: “Luciano Spalletti është preferenca e parë e Juves”.

