Guardiola nuk e bën dramë humbjen ndaj Aston Villas: “Një sezon është shumë i gjatë”

Guardiola nuk e bën dramë humbjen ndaj Aston Villas: “Një sezon është shumë i gjatë”

Pep Guardiola, trajneri i Manchester Cityt, pas humbjes së Cityzens në fushë ndaj Aston Villas (1-0) në Premier League të dielën, u shpreh:

“Po përpiqemi të qëndrojmë në kontakt me Arsenalin, të cilët kanë qenë të fortë për disa sezone, por shqetësimi im është të përmirësojmë ekipin.

Po qëndrojmë në kontakt, e di nga përvoja ime se një sezon është shumë i gjatë! Është përvoja ime, ka shumë ekipe në garë. Kemi një provë shumë të mirë kundër Bournemouth (të dielën tjetër) që po luajnë shumë mirë, do të ketë shumë ndeshje të tjera, thjesht duhet të luajmë lojën tonë.

Isha i shqetësuar para pushimit të ndeshjeve ndërkombëtare, kur ishim të katërmbëdhjetët në tabelë dhe Arsenali ishte 6, 7, 8 ose 9 pikë përpara.

Puna ime nuk është të ulem dhe të shikoj tabelën. Nëse Arsenali fiton të gjitha ndeshjet e tij dhe ligën, ne do t’i përgëzojmë. Çfarë mund të bëj për këtë? Por mendoj se skuadra është ende gjallë, ata po luajnë mirë.

Sa skuadra mund të luajnë kundër Aston Villës në mënyrën se si luajtëm ne sot (e diel)? Ne patëm posedimin e topit, shanset, por duhet të jemi të qëndrueshëm duke ndërtuar mbi atë ndeshje dhe pas kësaj, të përmirësohemi”.

MARKETING