Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta: Jam i sigurt se do ta mposhtim Real Madridin
Barcelona po përgatitet për ndeshjen më të rëndësishme të sezonit, teksa këtë fundjavë do të përballet me Real Madridin në “Santiago Bernabeu”.
Është një ndeshje që duhet fituar për Blaugranat, të cilët janë pas rivalëve të tyre historikë në renditjen e kampionatit.
Barcelona dominoi Real Madridin sezonin e kaluar, duke siguruar katër fitore në katër ndeshje në të gjitha kompeticionet. Duke pasur këtë parasysh, trajneri Joan Laporta është i bindur në aftësitë e skuadrës së tij përpara kësaj përballjeje.
Duke folur para ndeshjes, Laporta tha se është i bindur që Barcelona do të vazhdojë të dominojë Real Madridin edhe këtë fundjavë.
“Në një El Clasico, është ndeshja me rivalitetin më të madh dhe lojtarët duan të japin më të mirën. E di që lojtarët tanë janë shumë të motivuar; kushdo që të luajë, do të kemi mundësinë tonë”.
“Jam i bindur se do të na japin arsye për t’u gëzuar, se do të fitojmë në Bernabeu, ashtu siç kanë bërë më parë”, ka thënë Laporta fillimisht.
“Vitin e kaluar, për shembull, ndodhi kështu. Dje hëngra drekë me skuadrën pas stërvitjes, dhe i pashë shumë të motivuar, shumë të përqendruar”.
Duke folur për rëndësinë e fitores në Bernabeu, Laporta u shpreh po ashtu i bindur për shanset e Barcelonës.
“Nëse je tifoz i Barçës, është një vend që të frymëzon, të bën të emocionohesh dhe të përqendrohesh plotësisht në lojë dhe atmosferë”.
“Nëse fiton, është diçka spektakolare. Kam pasur fatin dhe privilegjin t’i përjetoj ato Clasico, dhe disa të tjerë, dhe janë ndjenja vërtet shumë të bukura”, përfundoi ai.

