Kasami: Në Tetovë kemi fituar me mbi 4000 mijë vota diferencë, e fituam tërë Pollogun

Kandidati i VLEN-it për komunë e Tetovës, Bilall Kasami, para mediave në sheshin në Tetovë, tha se sonte është nata më e bukur sepse është fituar i tërë Pollogu dhe e tërë Maqedonia.
“BDI kërkoj referendum, e fitoi. Në Tetovë kemi fituar mbi 4000 vota me diferencë, në zonën 6 i kemi fituar gjithë komunat përveç Gostivarit, ua kemi lënë sa për gjyna. Në nivel nacional jemi 11 me 3. Me këshillat komunal kemi fituar në gjitha komunat”, deklaroi Kasami, raporton SHENJA.
Kasami, tha se ata në këto zgjedhje ata kanë dalë me kandidatët më të mirë dhe se votuesit kanë arritur ta dallojnë këtë .
Bilall Kasami, tha se kundërshtarët kanë dështuar edhe për këshill.
“Pala tjetër do të mendojnë nëse do të kërkojnë zgjedhje të parakohshme parlamentare. Tani Pollogu gjithë komunat të cilët kanë kandidat të VLEN-it i pret një e ardhme e ndritshme”, tha Kasami.