Arbër Ademi: Në nivel nacional kemi mbi 20 mijë vota më tepër se VLEN-i

Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi në konferencë për media ka thënë se në nivel nacional, ata kanë më shumë se 20 mijë vota më tepër se koalicioni VLEN.
“E theksoj se në nivel nacional AKI është fitues absolut si total i votave të mbledhura në nivel nacional dhe dallimi është mbi 20 mijë vota të AKI-së përballë VLEN-it. Dhe sa përpunohen rezultatet ky dallim thellohet edhe më tutje”, deklaroi Ademi.