Ronaldo pas fitores së Al-Nassr: Suksesi nuk vjen rastësisht

Ronaldo pas fitores së Al-Nassr: Suksesi nuk vjen rastësisht

Cristiano Ronaldo ishte një nga futbollistët më meritor në ndeshjen e Ligës Profesionale Saudite, ku skuadra e tij, Al-Nassr, triumfoi ndaj Al-Fateh.

Sulmuesi legjendar portugez fillimisht humbi një penallti, por vetëm një minutë më vonë, ai e korrigjoi gabimin me një gjuajtje të fuqishme nga distanca.

Pas ndeshjes, Ronaldo ndau një mesazh të shkurtër por motivues në rrjetet sociale.
“Suksesi nuk është një aksident”, shkroi Cristiano.
Këtë sezon, ylli portugez është paraqitur tashmë në 7 ndeshje për klubin, duke shënuar 6 gola dhe duke dhënë 2 asiste.

MARKETING