Blerant Ramadani premton zgjidhje të qëndrueshme për furnizimin me ujë në komunën e Sarajit brenda dy viteve të para

Blerant Ramadani premton zgjidhje të qëndrueshme për furnizimin me ujë në komunën e Sarajit brenda dy viteve të para

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për komunën e Sarajit, Blerant Ramadani, në emisionin “Debat në SHENJA” premtoi se në dy vitet e para të mandatit të tij do të plotësohen nevojat primare të komunës në aspektin e furnizimit me ujë.

Ramadani theksoi se ka analizuar këtë çështje në aspektin inxhinierik dhe ka projektuar pompa me kapacitet më të madh për të garantuar funksionimin efikas të sistemit. “Unë e di mirë si funksionojnë këto pompa dhe si shkon projektimi nga faza fillestare deri në realizim. Për këtë jemi të bindur se brenda dy viteve të para do t’i plotësojmë nevojat primare të komunës së Sarajit,” deklaroi Ramadani.

Ai shtoi se një pjesë e sistemit të ujësjellësit dhe rezervareve është pothuajse gati dhe se ky projekt do të sigurojë furnizim të qëndrueshëm me ujë për qytetarët nga fshati Bojanë deri në Bukoviq. /SHENJA/

MARKETING