BDI: Ministrja serbe me akuza ndaj BDI-së rikthen narrativat e “çlirimit” përmes pushtimit, VMRO-VLEN s’bëjnë zë

BDI ka reaguar në lidhje me deklaratën e ministres serbe Milica Gjurgjeviç Stamenkovski, e cila tenton të legjitimojë pushtimin serb të Maqedonisë dhe Kosovës si “çlirim”
“Shprehim indinjatë të thellë e dënon video-mesazhin e publikuar nga ministrja serbe Milica Gjurgjeviç Stamenkovski, e cila, duke i përsëritur të njëjtat teza të rrezikshme, tenton të legjitimojë pushtimin serb të Maqedonisë dhe Kosovës si “çlirim”, pavarësisht masakrave të shumta ndaj popullatës civile, ndaj shqiptarëve, maaedonasve dhe shqiptarëve ortodoks.
Ky është revizionizëm historik i pastër, që synon të relativizojë okupimin dhe dhunën shtetërore të ushtruar mbi shqiptarët dhe popujt e tjerë të rajonit. Për më tepër, ky narrativ, i shprehur hapur nga një ministre e Qeverisë së Serbisë, është përpjekje për ta institucionalizuar “botën serbe” në Maqedoninë e Veriut, që ka marrë hov me qeverinë aktuale.