Kuleba: Osmani është njeri që meriton besim – këtë e mësova në momentet më të vështira të luftës

Kuleba: Osmani është njeri që meriton besim – këtë e mësova në momentet më të vështira të luftës

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmitro Kuleba, dërgoi një mesazh të fuqishëm e emocional me video për mbështetje të Bujar Osmanit dhe kandidaturës së tij për kryetar të Çairit.

Në mesazh, Kuleba i falënderoi popullit maqedonas për përkrahjen ndaj Ukrainës gjatë pushtimit rus, por njëkohësisht u ndal posaçërisht edhe te roli i Osmanit si ministër i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut dhe kryesues i OSBE-së.

“Ne, ukrainasit, jemi mirënjohës për përkrahjen tuaj. Përgjithmonë do ta kujtojmë me mirënjohje që gjatë tri viteve të fundit kombi juaj krenar qëndroi pranë Ukrainës“, tha Kuleba, duke theksuar se Maqedonia dhe institucionet e saj treguan solidaritet të vërtetë në momentet më të vështira.

Më tej, Kuleba foli personalisht për Osmanin.

“Bujar Osmani është miku im që e drejtoi diplomacinë tuaj dhe e udhëhoqi OSBE-në gjatë kryesimit maqedonas. Ai është politikan i njohur dhe jam i sigurt se e respektoni po aq sa e respektoj edhe unë”.

Ministri nga Ukraina shprehu mbështetje të fortë për kandidaturën e Osmanit, duke e vlerësuar si njeri jashtëzakonisht të përkushtuar dhe të ndershëm:

“Jam i bindur se do t’ju shërbejë me cilësi të lartë, integritet dhe përkushtim. Ai e do Maqedoninë, ju do juve, i do qytetet dhe fshatrat tuaja. Ai është njeri që meriton besim. Këtë e mësova në momentet më të vështira të pushtimit”.

MARKETING