Ali Ahmeti uron 10 vjetorin e TIMEBALKAN.com

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka dërguar një mesazh urimi me rastin e 10-vjetorit të portalit informativ TIMEBALKAN.
Letra e plotë e urimit e dërguar nga kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti për TIMEBALKAN.COM:
Urim për 10-vjetorin e portalit Timebalkan
Të nderuar miq të TimeBalkan,
Me rastin e shënimit të 10-vjetorit te themelimit të portalit tuaj, më lejoni t’ju përcjell urimet më të përzemërta për këtë arritje të rëndësishme. Në këto dhjetë vite, ju keni dëshmuar se informimi i drejtë, i paanshëm dhe i besueshëm është vlera më e madhe që mund ti ofrohet shoqërisë.
Duke qenë një ndër zërat më të fuqishëm ne mesin e mediave që transmetojnë në turqisht në Ballkan, ju keni kontribuar në forcimin lidhjes së bashkëkombasve me atdheun, në pasqyrimin e çështjeve të tyre në gjuhën zyrtare të shtetit dhe në ndërtimin e një hapësire ku kultura, gjuha dhe identiteti ruhet me dinjitet.
Ju uroj edhe shumë vite të tjera suksesi, rritjeje dhe ndikimi pozitiv, si nëpërmjet portalit tuaj, ashtu edhe përmes Radio 99, duke mbetur gjithmonë një urë lidhëse mes komuniteteve tona dhe një mbrojtës i fjalës së lire.
Urime përvjetorin dhe suksese të reja në misionin tuaj fisnik!
Me respekt,