BOTA NË FOKUS | Ja pse Izraeli po vret gazetarët palestinezë!

-Jashtë spitalit al-Shifa në qytetin e Gazës, ushtria izraelite ekzekutoi korrespondentët e Al Jazeera-s, Anas al-Sharif dhe Mohammed Qreiqeh, së bashku me operatorët e kamerës Ibrahim Zaher, Mohammed Noufal dhe Moamen Aliwa, në një bombardim të drejtpërdrejtë të tendës së tyre mediatike.
-Ky nuk ishte një aksident lufte. Ishte një sulm me precizitet, fshirja e qëllimshme e gazetarëve që nuk pranonin të ndalonin së thëni të vërtetën.
-Qëllimi i Izraelit në vrasjen e Sharif dhe kolegëve të tij nuk ishte vetëm fshehja e së vërtetës për masakrat, por shënjestrimi personal, për të thyer shpirtin e palestinezëve në Gaza, të vetëdijshëm për lidhjen e tyre me të, besimin ndaj tij, krenarinë për guximin e tij.
-Izraeli ka vrarë gati 270 gazetarë dhe punonjës të medias që nga nisja e fushatës gjenocidale në Gaza.
-Shënjestrimi i gazetarëve ka vazhduar pavarësisht dënimit ndërkombëtar të veprimeve të Izraelit. Në një deklaratë, Amnesty International tha: “Izraeli nuk po vret vetëm gazetarë, por po sulmon vetë gazetarinë duke penguar dokumentimin e gjenocidit.”
Avdi Bakiju /SHENJA/