Usyk zbulon se cili boksier e goditi më rëndë deri më tani në karrierë

Kampioni i botës në peshat e rënda, ukrainasi Oleksandr Usyk, do të mbrojë titujt e tij më 19 korrik, në një përballje të shumëpritur kundër boksierit anglez Daniel Dubois në stadiumin Wembley.
Kjo do të jetë ndeshja e dytë mes tyre, pasi Usyk e ka mposhtur tashmë Duboisin me nokaut në gusht të vitit 2023. Rekordi i Usykut është i pastër: 23 fitore në po aq ndeshje profesionale.
Kur iu bë pyetja për goditjen më të fortë që ka marrë, Usyk tha se nuk ishte Dubois ai që e kishte lënduar më shumë.
“Derek. Mendoj se është Dereku i çmendur”, u përgjigj ai, duke iu referuar Derek Chisoras.
Chisora, një ish-sfidues për titullin e kampionit bote, u përball me Usykun në tetor të vitit 2020, në një nga ndeshjet më të forta të ukrainasit pas kalimit në kategorinë e peshave të rënda. Usyk fitoi atëherë me vendim unanim pas 12 raundeve intensive.
Derek Chisora, tashmë 41 vjeç, është përballur edhe me kampionin Tyson Fury në vitin 2022 për titullin e WBC-së, por u mund me nokaut teknik në raundin e 10-të.