Iga Swiatek “shpartallon” Anisimova në finale, është “mbretëresha” e re e Wimbledon

Iga Swiatek “shpartallon” Anisimova në finale, është “mbretëresha” e re e Wimbledon

Tenistja polake Iga Swiatek është shpallur fituese e grand slam të Wimbledon. Në finalen e turneut më të rëndësishëm në botë në fushat me bar, zhvilluar në Londër, ajo mundi 2-0 (6-0, 6-0) amerikanen Amanda Anisimova.

Një ndeshje që nuk pati histori, me Swiatek (numri 4 në botë) që triumfoi në më pak se 60 minuta lojë. Kjo është hera e dytë në historinë e Wimbledon që finalistja nuk arrin dot të fitojë asnjë “game” (hera e parë në vitin 1911), me Anisimova që thuajse nuk ekzistonte në fushë. Kjo është hera e parë që Iga Swiatek triumfon në këtë grand slam, ndërkohë që ka fituar 4 herë në Roland Garros dhe 1 herë në US Open. I vetmi turne i madh që s’ka fituar ende është Australian Open. Duket se Anisimova (numri 12 në botë) e ndje shumë presionin e daljes për herë të parë në karrierë në finalen e një grand slam.

Ajo bëri shumë gabime, nuk kishte forcë në lojën e saj dhe ia bëri më të lehtë fitoren tenistes polake. 26 gabime të detyruara për tenisten amerikane në këtë finale, që nuk arriti dot të dalë në lojën e ë. Ndërsa Swiatek luajti ndeshjen e ë më të mirë, duke e merituar këtë triumf, që e afron edhe më shumë më kreun e renditjes botërore.

MARKETING