BDI: Nga zjarri në shpifje, pushteti i trembur nis sulmet politike

BDI: Nga zjarri në shpifje, pushteti i trembur nis sulmet politike

Bashkimi Demokratik për Integrimka reaguar ashpër ndaj, siç i quan, shpifjeve dhe lajmeve tendencioze që po qarkullojnë në qarqe të afërta me pushtetin, të cilat synojnë, sipas partisë, të diskreditojnë funksionarë dhe aktivistë të saj në komunën e Shuto Orizarës.

Në një deklaratë për media, BDI ka hedhur poshtë kategorikisht akuzat për përfshirje të anëtarëve të saj në incidente të rënda, përfshirë edhe zjarrvënie në zona përreth Shkupit dhe Vizbegut. Sipas tyre, bëhet fjalë për një fushatë të organizuar për të dëmtuar opozitën shqiptare në vigjilje të zgjedhjeve lokale.

“Përpjekjet për manipulim publik janë sulm i drejtpërdrejtë ndaj zërit opozitar dhe përfaqësimit politik të shqiptarëve,” thuhet në reagimin e BDI-së, duke shtuar se veprimet e fundit përfaqësojnë një strategji të qëllimshme për të frikësuar dhe dobësuar strukturat organizative të partisë.

Veçanërisht shqetësuese për BDI-në është kontrolli policor në shtëpinë e z. Iljas Leskovica, për të cilin kërkohet sqarim publik mbi bazën ligjore dhe motivet politike që, sipas tyre, qëndrojnë pas këtij veprimi.

BDI rikujton rastin e mëparshëm të Koçanit si shembull të instrumentalizimit të drejtësisë për qëllime politike dhe paralajmëron se keqpërdorimi i institucioneve shtetërore paraqet rrezik serioz për demokracinë dhe të ardhmen evropiane të vendit.

Partia ka akuzuar gjithashtu strukturat në pushtet për lidhje me krimin urban dhe për mbrojtje të aktiviteteve të paligjshme që, sipas BDI-së, përdoren për të sulmuar opozitën dhe për të shtypur pluralizmin politik.

“BDI mbetet e palëkundur në përkushtimin për sundimin e ligjit, drejtësi të pavarur dhe përfaqësim të denjë të qytetarëve shqiptarë. Asnjë presion nuk do të na ndalë,” thuhet në fund të deklaratës.

MARKETING