QMK: Në 24 orët e fundit tre zjarre aktive

QMK: Në 24 orët e fundit tre zjarre aktive

Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar gjithsej 38 zjarre, tre prej të mcilave aktive, pesë janë vendosur nën kontroll dhe 30 janë shuar.

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim njoftoi se katër prej tyre ishin ende aktive – në komunën e Dojranit, pranë fshatit Nikoliq, ku po digjet një pyll i ulët, në komunën Cashka ku ka tym në një zonë shkëmbore pa flakë të dukshme, në Kumanovë në vendin Preovce ku po digjet bimësi e ulët, si dhe në Nagoriçan të vjetër.

Qytetarët morën një mesazh SMS për gjendjen e shpallur të jashtëzakonshme për shkak të zjarreve, me një njoftim për ndalimin e lëvizjes në pyje.

Qendra për Menaxhimin e Krizave shpjegoi se ky ishte një mesazh testues, i dërguar me qëllim të kontrollit të sistemit për njoftim masiv të popullsisë në rast të situatave të krizës.

 

MARKETING