(VIDEO) Mickoski: Evropa e tregoi fytyrën!

Pas votimit të raportit në Parlamentin Evropian, ku u hoqën referencat për gjuhën dhe identitetit maqedonas, kryeministri Hristijna Mickoski në një konferencë të jashtëzakonshme nga selia e VMRO – DPMNE-së, duke drejtuar kritika të ashpra ndaj Bullgarisë, por edhe ndaj Bashkimit Evropian. Ai theksoi se me votimin e sotëm, e vërteta doli në sipërfaqe dhe se BE-ja tregoi qartë se çfarë pret nga Maqedonia – kushte që nuk vlejnë për asnjë vend tjetër kandidat.
HRISTIJAN MICKOSKI, KRYETAR I VMRO – DPMNE-SË
“Ato janë politikanë të nivelit të lartë që e dinë shumë mirë se cili është thelbi i këtyre kërkesave. Tani gjithçka u është servirur në një pjatë. Nuk dua që askush të më thotë më se pakica bullgare është problem – mund ta përfshijmë në Kushtetutë nesër. Por thelbi është tjetër. Problemi nuk është ky, por në strategjinë tridhjetëvjeçare që ata po udhëheqin përmes korridoreve evropiane kundër kombit maqedonas”.
Mickoski më tej shtoi se, Bullgaria ka bllokuar rrugën evropiane të Maqedonisë që nga viti 1990, duke paralajmëruar se, nuk do të lejojë tradhëti të ri as lëshime të reja ndaj interesa nacionale maqedonase.
HRISTIJAN MICKOSKI, KRYETAR I VMRO – DPMNE-SË
“Maqedonia është bllokuar në rrugën evropiane nga Bullgaria, por jo tani, por që nga viti 1990. Ajo ka një axhendë dhe plan të qartë, udhëhiqet nga mendimi për shkatërrimin e kombit dhe identitetit maqedonas. Por, le të lëmë një gjurmë të së vërtetës. Ky është Manifesti ynë i Krushevës, duhet të mobilizohemi me të gjithë miqtë dhe aleatët tanë. Kjo është një luftë për drejtësi dhe vlera themelore. Por kjo luftë as nuk fillon dhe as nuk mbaron sot, të gjitha këto peripeci, sado tragjike të jenë për Maqedoninë, kanë një dimension suksesi. Kjo luftë është dhe do të jetë e vështirë. Por, do t’ia dalim”.
Raporti për Maqedoninë e Veriut kaloj fillimisht në komitetin për punë të jashtë të Parlamentit Evropian, megjithatë referencat për gjuhën dhe identitetin maqedona iu hoqën më pas, para votimit të sotëm, me kërkesë të eurodeputetëve bullgarë. Teuta Buçi /SHENJA/