Taravari: Ambasadori Meidani, një zë i fuqishëm për kauzën shqiptare në RMV

Taravari: Ambasadori Meidani, një zë i fuqishëm për kauzën shqiptare në RMV

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka shprehur publikisht përmes një postimi në rrjetet sociale vlerësimin dhe mbështetjen e tij për ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Shkëlqesinë e Tij, z.Denion Meidani.

“Në një moment tepër delikat për shqiptarët në Maqedoni, ambasadori i Shqipërisë, Shkëlqesia e tij z. Denion Meidani, është një nga figurat më të mira që kemi fatin të jetë avokat i madh i kauzës shqiptare,” shkruan Taravari në postimin e tij.

Kreu i Aleancës për Shqiptarët shton se ambasadori Meidani përfaqëson me dinjitet Shqipërinë dhe mbështet hapur të drejtat legjitime të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, duke qenë i pranishëm mes qytetarëve.

“Në emër të të gjithë shqiptarëve: Faleminderit z. Ambasador!”, përfundon ai.

Ndryshe, sot njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Bilall Kasami, ka reaguar ndaj përfshirjes së ambasadorit të Shqipërisë në Shkup në çështjen e shkollës së Nerovës, duke lënë të kuptohet se zgjidhja e problemit u atribuua padrejtësisht ndërhyrjes diplomatike dhe jo punës së institucioneve të Maqedonisë së Veriut.

MARKETING