BOTA NË FOKUS | Pse u hesht gjenocidi në Gaza?!

-Në Gaza gjenocidi vazhdon pa ndërprerje, ndërsa vëmendja e vendeve arabe dhe atyre perëndimore u zhvendos te parplasja mes Izraelit dhe Iranit.
MARKETING
-Ndërsa Netanyahu tentoi të përhapë zjarrin e luftës së tij në gjithë rajonin e Lindjes së Mesme duke e përfshirë edhe SHBA-në në armiqësitë me Iranin, gjenocidi në Gaza vazhdoi pa pushim dhe filloi ngadalë të spostohet nga mediat në mbarë botën, një qëllim që megjithatë nuk u arrit: vazhdimi i spastrimit etnik të palestinezëve në heshtje.
-Në Gaza nuk ka mbetur asgjë përveç bombardimeve të pandërprera izraelite ndaj civilëve, shtëpive, qendrave shëndetësore, shkollave, kampeve të zhvendosjes dhe çadrave, mjeteve të komunikimit dhe rrjeteve të ujit.
-Brenda këtij realiteti të tmerrshëm, baballarët në Gaza ndihen të detyruar të ecin me orë të tëra në këmbë dhe të rrezikojnë jetën për të arritur në qendrat e ndihmave të kontrolluara nga SHBA-Izrael, për të marrë pak ushqim për fëmijët e tyre të uritur nga pushtimi izraelit, i mbështetur nga SHBA-ja dhe shumica e fuqive arabe e perëndimore.
-Dhjetëra palestinezë vriten çdo ditë e qindra të tjerë mbeten të plagosur pranë një vendi shpërndarjeje ndihmash në Rafah, ndërsa forcat izraelite hapin zjarr mbi civilë të uritur që po përpiqen të merrin ushqim.
Avdi Bakiju /SHENJA/