Shkëndija cakton rivalët për testet kontrolluese në Slloveni

Shkëndija cakton rivalët për testet kontrolluese në Slloveni

Skuadra kampione e Maqedonisë së Veriut, KF Shkëndija, ka nisur zyrtarisht fazën përgatitore për pjesëmarrjen në garat evropiane. Prej së shtunës, kuqezinjtë ndodhen në Terme Čatež të Sllovenisë, ku po zhvillojnë përgatitje intensive me nga dy seanca stërvitore në ditë.

MARKETING

Fokusi kryesor është përgatitja për ndeshjet eliminatore të UEFA Champions League, ndërsa për këtë qëllim janë planifikuar katër takime miqësore, të zgjedhura me kujdes për të vlerësuar gjendjen fizike dhe tekniko-taktike të skuadrës.

Kalendari i ndeshjeve kontrolluese:

  • 17 qershor 2025 – vs FC Argeș Pitești (Rumani), në Zreče, ora 17:30

  • 21 qershor 2025 – vs FC Koper (Slloveni), në Kodolevo ose Grosuplje, ora 17:30

  • 25 qershor 2025 – vs PFC CSKA Sofia (Bullgari), në Terme Čatež, ora 17:30

  • 28 qershor 2025 – vs NK Olimpija (Slloveni), në Grosuplje, ora 17:00 (në pritje të shortit evropian)

Ndeshja e fundit, në pritje të shortit të UEFA-s

Vlen të theksohet se përballja me NK Olimpija, e planifikuar për 28 qershor, mund të anulohet nëse kjo skuadër sllovene rezulton të jetë kundërshtari i Shkëndijës në shortin e parë të Ligës së Kampionëve, që do të hidhet më 17 qershor në Nyon. Në një skenar të tillë, Shkëndija do të kërkojë një rival alternativ për testin e fundit.

Objektivi: Përgatitje maksimale për Europën

Sipas stafit teknik të klubit, këto përballje do të shërbejnë si një pasqyrë reale për të matur nivelin e përgatitjes së ekipit përpara sfidave të rëndësishme ndërkombëtare që e presin në muajin korrik.

MARKETING