Gjithsej 22 shtetas të RMV-së kanë kërkuar ndihmë për ta lëshuar territorin e Izraelit dhe për t’u kthyer në vend

Gjithsej 22 shtetas të RMV-së kanë kërkuar ndihmë për ta lëshuar territorin e Izraelit dhe për t’u kthyer në vend

Gjithsej 22 persona deri më tani kanë kërkuar ndihmë për t’u larguar nga territori i Izraelit dhe për t’u kthyer në Maqedoninë e Veriut. Bëhet fjalë për shtetas të Maqedonisë së Veriut, si dhe anëtarët e ngushtë të familjeve të tyre, njofton Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme.

MARKETING

“Aktualisht janë duke u ndërmarrë aktivitete për evakuimin e tyre të shpejtë dhe transferimin në një vend të sigurt, nga ku do të organizohet kthimi i tyre në vend. Theksojmë se përfaqësia diplomatiko-konsullore në Tel Aviv është në komunikim të vazhdueshëm me shtetasit tanë, ndërsa Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme po punon aktivisht për sigurimin e të gjitha kushteve të nevojshme për kthimin e tyre të sigurt”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

Paraprakisht, ministria apeloi te të gjithë shtetasit të shmangin udhëtimet drejt vendeve të këtij rajoni deri në përmirësimin e situatës së sigurisë.

MARKETING